5 trendet më IN të 2021-shit, që mund t’i gjeni lehtësisht në tregun e rrobave të përdorura!
2020-a, për shumicën prej nesh, nuk ka qenë viti më i mirë në aspektin ekonomik, prandaj tregu i rrobave të përdorura është një zgjidhje ideale për ca nga gjërat më “cool” të vitit të ri.
Në fakt, edhe nëse nuk keni asnjë problem financiar, ka shumë arsye si riciklimi, kursimi etj, që i bën veshjet e përdorura një opsion tepër të mirë për të furnizuar garderobën tuaj.
Për më tepër, vetëm aty mund të gjeni gjëra unike dhe përsëri të jeni duke “ndjekur modën”.
Më poshtë, ju tregojmë ca nga trendet më të njohura të vitit 2021, që mund t’i gjeni si rroba të përdorura:
– Trikot, pulovrat “vintage”
– Stili i viteve ’80, si i Princeshë Dianës
– Fustanet me mëngë të fryra
– Çantat mini, lëkurë
– Fundet e gjatë “boho-chic”