Deklarohet Mihrije Braha: Unë nuk i kam vjedh këngë askujt
Pretendimet për marrjen e këngës “Akoma po të pres” nga Mentor Gjurgjiali, këngëtarja i ka hedhur poshtë.
Në një lidhje direkte për T7, Mihrije Braha tha se e ka blerë projektin muzikor në atë kohë.
Ndër të tjera, këngëtarja shtoi se është në gjendje të përballet me autorin e këngës dhe të diskutojnë lidhur me këtë sepse ajo nuk i ka marrë këngë askujt por e ka blerë.
Po ashtu, Mihrije Braha shtoi se gjatë interpretimit të këngës shkruan se teksti dhe muzika janë nga Mentor Gjurgjiali.
Ndryshe, një takim live për diskutim u vendos për ditën e premte në mënyre të sqarimit ta quajmë këtë një keqkuptim.