Skena drithëruese te Përputhen, Fatjoni largohet nga studio

Skena drithëruese te Përputhen, Fatjoni largohet nga studio

Të gjithë e mbajmë mend zënkën në studio mes Fatjonit dhe Melisës në studion e Përputhen, ku fakti që Melisa kërkoi dy takime nxehu Fationin.

Ky i fundit tha se nuk ka shanse të dal në rast se do ketë dy takime dhe nuk e pranoi takimin, duke i bërë Melisës shenjën e fshirjes, kryq.

Ky veprim i tij nxehu edhe Melisën e cila deklaroi se nuk do dalë më me të, gjë që bëri që Fatjoni më pas të dalë nga studio.

Pikërisht se çfarë ndodhi në prapaskenë u transmetua sot në Përputhen Prime.

Melisa ndoqi Fatjonin në studiot e Top Channel, ku të dy ata vazhdimisht kërkonin të fikeshin kamerat, madje Melisa hoqi edhe mikrofonin.

Debati:

Fationi: Ik andej

Melisa: Prit një sekondë

Fationi: O Melisa do më lesh rehat?

Melisa: Një minutë të lutem, ça halli ke?

Fationi: Nuk ka shans të më trajtojë njeri mua si lolo

Melisa: Kush po të trajton si lolo?

Fationi: Nuk i pranoj unë këto gjestet.

Shpërndaje në: