Nëse hani të njëjtën gjë çdo ditë, çfarë do t’i ndodhë trupit?

Nëse hani të njëjtën gjë çdo ditë, çfarë do t’i ndodhë trupit?

A është e shëndetshme të hahet e njëjta gjë çdo ditë? Ky regjim monotonie ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.

Ka shumë njerëz që preferojnë të hanë të njëjtin ushqim çdo ditë të jetës. Mund ta quajmë fiksim ose sekret të jetëgjatësisë, shkruan “AgroWeb”.

Fundja sa njerëz të moshës së tretë në Shqipëri e pranojnë me krenari se kanë ngrënë fasule çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Për shumë nga brezat e gjyshërve tanë, përzgjedhja ushqimore ka qenë dhe mbetet diçka automatike, e fiksuar në shije dhe në orar.

Në mos te fasulet, fiksimi kalon tek veza, gjiza, buka me gjalpë e me çaj ose reçeli çdo ditë, në ditët e sotme ushqimi i shpejtë është shndërruar gjithashtu në një ushqim që konsumohet përditë.

A është e shëndetshme të hahet e njëjta gjë çdo ditë?

Ky regjim monotonie ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.

Avantazhet e ushqimeve të përsëritura

Preferoni vaktet e përsëritura por të pasura me fruta, perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme?

Atëherë jeni në rrugë të mbarë.

Për më tepër, ju meritoni përgëzime që i jeni përmbajtur një regjimi strikt por të pasur me të gjitha vlerat dhe ushqyesit.

Të pasurit e një regjimi përsëritës por të balancuar ushqimor është një mënyrë shumë e shëndetshme e të jetuarit.

Është më mirë të hash gjëra të tilla të përsëritura se sa të ndalosh disa herë në javë në Fast Food-in e parë në lagje.

Ekspertët mendojnë se më mirë të hahen pak ushqime por cilësore, se sa shumë ushqime por të shpejta, kalorike dhe pa ushqyes.

Disavantazhet e ushqyerjes së përsëritur

Nga ana tjetër, ndonëse ju mendoni se i keni vënë punët në vijë duke ngrënë të njëjtat ushqime të shëndetshme çdo ditë, duhet të ndryshoni.

Dietologët shpjegojnë se ju mund të hani rregullisht ushqimet tuaja të preferuara.

Megjithatë sipas tyre nuk do të merrni dot ushqyesit e nevojshëm duke ngrënë të njëjtat gjëra çdo ditë.

Sekreti është tek larmia 

Larmia është thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekulibruar, thonë ekspertët e AgroWeb.org

Një regjim i larmishëm ushqimor ndihmon metabolizmin dhe e mban trupin në formë.

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Studimet thonë që njerëzit që zgjedhin të hanë fruta, perime, drithëra, peshk dhe produkte të bylmetit rrezikohen më pak nga sëmundje vdekjeprurëse.

Sigurisht që ndjekja e një regjimi të tillë është shumë më e lehtë në teori se në praktikë.

Me këtë ritëm paksa të çmendur jetese, është  e vështirë të gjesh kohë që të konsumosh vetëm ushqime të shëndetshme.

Ata që duan, mund të gjejnë kohën dhe të ushqehen shëndetshëm duke ngrënë tërshërë në mëngjes ose perime në drekë.

Ju mund të përmirësoni repertorin e recetave të shëndetshme edhe gjatë fundjavave.

Gatimet mund t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i konsumoni të hënën ose të martën.

Mjafton të keni dëshirë për tu ushqyer shëndetshëm dhe mund t’ia dilni.

Shpërndaje në: