Labi për Naim Krasniqin: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

Labi për Naim Krasniqin: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë i ftuar në “Prive Reality Shoë 2021” dhe ka ndarë një histori të dhimbshme që ka ndodhur gjatë karrierës së tij.

Labi tregon se si është ndjerë i poshtëruar nga Naim Krasniqi gjatë përgatitjeve të xhirimeve për Vitin e Ri.

“Kam respekt për TV21-shin, ka qenë organizator i mbrëmjeve festive Naim Krasniqi. Ju kujtohet ndoshta qe na linin statik në tavolina gjatë natës për mos me u çu se kush ecë, nuk na xhirojshin. Ai i ka pasë këto regjime dhe e ka pasë njëfarë sistemi me i përulë njerëzit. Kisha të nesërmen me shku në Gjermani për me këndu, edhe sot jo, por të nesërmën më ka lënë të fundit me xhiru. Edhe kam pasë me u nis prapë për Gjermani, në vitin 2001 ka ndodh kjo. Me të thënë të drejtën, kam shku në veturë edhe më kanë dalë lotët, qaq i lodhun dhe qaq në mënyrë poshtëruese ka vepru. Kurrë s’kam me harru atë njeri, për keq, veç për keq.” përfundon Labi./PERISKOPI/

Shpërndaje në: