Ja çfarë s’duhet të hani në varësi të grupit të gjakut
Dr Peter J. D’Adamo është krijuesi i dietës ushqimore bazuar në llojin e gjakut që keni.
“Kur flasim për dietë, nuk po flas domosdoshmërisht për një plan humbje peshe, por një plan ushqimor të shëndetshëm”¬ shpjegon dr D’Adamo.
Grupi A Sipas udhëzimeve të dr D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A duhet të mbajnë një dietë kryesisht vegjetariane. Mund të konsumoni mish pule ose peshk, por duhet të reduktoni konsumimin e mishit të kuq dhe drithërave të papërpunuara sepse duan shumë kohë të treten dhe do t’ju depozitohen në yndyrë.
Grupi B Udhëzuesi këshillon për njerëzit me këtë grup gjaku të konsumojnë shumë fruta dhe perime, sidomos ato me gjethe jeshile. Qumështin dhe nënproduktet e tij duhet ta konsumoni me yndyrë të ulët.Ushqimet që ndikojnë në shtim në peshë tek këta persona janë misri, gruri, kikirikët, mishi i kuq sidomos ai i deles. Konsumoni më shumë mish lepuri dhe peshk.
Grupi AB Njerëzit me këtë grup gjaku kanë aciditet të ulët në stomak. Ata duhet të shmangin në maksimum përdorimin e kafeinës dhe alkoolit. Dr D’Adamo rekomandon ushqime të tilla si: peshk, fruta deti dhe perime jeshile për këtë kategori pesonash. Ju duhet të shmangni mishin e tymosur.
Grupi O Ndryshe nga grupi AB, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë tendencë të kenë nivele të larta të aciditetit në stomak. Njerëzit me këtë grup gjaku nuk duhet të konsumojnë karbohidrate të thjeshta, sidomos ato në formë kokrrash sepse ju kërkojnë një kohë shumë të gjatë për t’u tretur dhe mund t’ju konvertohen në yndyrna dhe trigliceride. Ju mund të hani fruta dhe perime dhe mish në sasi jo të mëdha.