Shkurte Fejza flet për 2020: Viti i pandemisë, pa dasma e gëzime dhe pa ekonomi
Viti 2020 për pothuajse të gjitha ka qenë një nga vitet më të errëta për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Ky vit ka ‘goditur’ rëndë edhe fushën e artit, ndërsa një reagim për fundvit ka bërë edhe artistja Shkurte Fejza.
Kjo e fundit ka përshkruar vitin 2020 me gjithë sfidat që solli, e po ashtu ka uruar ndjekësit për një vit më të mirë.
Ky është postimi i plotë i Shkurte Fejzës (pa ndërhyrje):
“Vit i rëndë-vit i mbrapshtë
Universi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit.
Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth.
Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, falemnderit.
Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht.
Njëzet vjet arrogance politike mbi kurrizin e këtij populli.
Tallja e Europës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përqarje, akuzë.
Lamtumirë për artistët që iikën, i dhanë shumë kulturës
Pa dasma , pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO.
Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tone.
Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë.
Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj
Gëzuar 2021
Gjithmonë me Ju”.