Djem në TikTok tregojnë histori abuzimi seksual nga dizajneri i famshëm, Alexander Wang!
Alexander Wang, puna e së cilit është parë shpesh te modele si Bella Hadid apo Kendall Jenner, kohët e fundit po e gjen veten në tituj revistash dhe video TikTok-u për arsye aspak të këndshme.
Wang po përballet me akuza të shumta për sulme seksuale. Viktimat e supozuara kanë folur përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij.
Pretendimet u bënë së pari nga modeli Owen Mooney, i cili përshkroi një incident të vitit 2017, ku ai “u prek” nga Wang në një klub nate në New York.
Videoja e tij u bë virale pasi u shpërnda në Instagram nga Shit Model Management (SMM) dhe më pas, nga Diet Prada.
Individë anonimë me histori të ngjashme, kanë filluar të flasin më pas.
Akuzat variojnë duke thënë se Wang mashtron njerëzit, iu jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Ka gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thonë se Wang i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.
Akuza të ngjashme, janë bërë dhe më herët në Twitter, por ndonëse kanë qenë gjithnjë në të kufizuara vetëm si “aludime”, tani duket se numri i njerëzve që po flasin është në rritje.
Burimi: Input Mag