6 sekrete për një bark të sheshtë pa u ushtruar
Ëndrra e çdo gruaje është që të humbasë peshë pa u ushtruar. Nëse keni kohë të lirë, duhet të përfshini ushtrimet në programin tuaj, të paktën për 30 minuta. Por nëse nuk gjeni kohë, mjafton të ndiqni disa këshilla për një bark të sheshtë pa asnjë përpjekje.
Uji do t’ju shpëtojë!
Uji është aleati juaj më i madh përsa i përket barkut. Duke pirë ujë në vend të lëngjeve dhe pijeve freskuese do të kurseni qindra kalori. Për çdo dy gota me lëng që zëvendësoni me ujë siguroni 200 kalori në ditë. Provoni gjithashtu të pini dy gota ujë para se të hani.
Tualeti është i rëndësishëm
Nuk është tema më diskrete për diskutim, veçanërisht për gratë por është e rëndësishme të shkoni në tualet sa më shpesh që të mundeni.
Koha magjike për një meze të lehtë
Hani një meze të lehtë proteinike ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00. Mos e anashkaloni këtë vakt, psi përmirëson metabolizmin pa rritur sheqerin në gjak. Sa më i ulët sheqeri në gjak, aq më e ulët është insulina, e cila tenton të grumbullojë dhjamë në barkun tuaj.
“Kripë, mos më fryj”
Ndodh që të kërkoni “fajtorin” për fryrjen e barkut. Mund të jetë kripa. Përdorni kripë natyrore deti ose Himalaje. Mundohuni gjithashtu të zvogëloni kripën që vendosni në ushqimin tuaj duke zgjedhur erëza e duhura për shije.
Ec!
Edhe nëse nuk keni kohë për stërvitje, ka patjetër disa rrugë që mund të ecni për gjysmë ore në ditë. Ju nuk keni nevojë të vraponi apo të shkoni në palestër. Ecja rrit metabolizmin dhe largon dhjamin e besdisshëm në bark.
Pushoni
Kur ndiheni të stresuar, trupi juaj reagon dhe ndikon negativisht në sistemin e tretjes. Prodhimi i kortizolit gjithashtu rrit dhjamin e barkut. Prandaj bëni diçka që ju relakson për disa minuta dhe flini mjaftueshëm.