Silvana e “Love Story”: Kërkoj burrë me B të madhe
Ka përfunduar java e shtatë e spektaklit “Love Story”, teksa konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë dhe emocionet po shtohen.
Gjatë puntatës së fundit në Love Story, është mbyllur rrugëtimi i Silvanës, ndërsa kjo natë ishte e mbushur plot me emocione, surpriza dhe shumë atmosferë festive.
Silvana ishte konkurrentja e cila nuk mundi të merrte trëndafil nga Saimiri, teksa tashmë në garë kanë mbetur vetëm nëntë konkurrente nga 18 që ishin në fillim.
Eliminimi solli edhe reagimin e ashpër të Silvanës, e cila teksa iu afrua Saimirit nuk i kurseu kritikat ndaj tij.
“Jam e shumë e lumtur që largohem sonte sepse e kam menduar gjatë gjithi javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulën, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe”, tha Silvana.
“Duhet të bëhet njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe”, iu përgjigj Saimiri.
“Unë jam shumë grua, kam shumë karakter të fortë, që t’i nuk e përballon dot. Ti nuk i ke përballuar këtu femrat me karakter të fortë”, iu drejtuar përsëri Silvana.
“Unë të falënderoj shumë që ishe këtu bashkë me motrën dhe ju uroj çdo të mirë. mere më me sportivitet”, tha Saimiri.
Flavia ishte vajza që e mori trëndafilin e parë, pasi që Saimiri pa tek ajo anën e ndjeshme në takimin e shkurtër që patën.