U tha se u kap me kokainë dhe u arrestua, reagon Shpat Kasapi
Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me kokainë. Sipas mediave maqedonase këngëtarit i janë gjetur dy paketa të vogla përpara 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov.
Thuhej se këngëtari ishte arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi.
Mirëpo, së fundmi Shpat Kasapi ka reaguar dhe ka publikuar një video ku shihet në një nga lokalet e Tiranës.
Këngëtari i ka cilësuar këto lajme si shpifje pasi ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”– ka shkruar ai.