Po nuk i gatuat mirë këto ushqime do të keni pasoja

Po nuk i gatuat mirë këto ushqime do të keni pasoja

Ndoshta keni dëgjuar që disa ushqime duhet të gatuhen mirë dhe siç duhet pasi në të kundërt mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin.

Fasule të kuqe

Shumica e njerëzve nuk kanë menduar se fasulet e kuqe mund të jenë të rrezikshme në disa raste. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, duhet t’i ziejmë për 30 minuta për të siguruar që sasitë e larta të fitohemagglutininës, një proteinë që gjenden në bishtajore të shkatërrohen. Fasulet e kuqe të konservuara nuk kanë rrezik nga toksiciteti dhe mund të konsumohen pa frikë.

Pula

Mund të bëhet shumë i rrezikshëm nëse nuk arrin 75 gradë Celsius. Mishi i pulës i papërpunuar është i prirur ndaj salmonelës, një bakter që shkakton infeksion dhe çon në diarre të rëndë, të përziera dhe të vjella. Në fakt, është veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna, fëmijët dhe ato që kanë një sistem të dobët imunitar.

Farat e Kia-s

Ato konsiderohen si “superushqime”, por pak e dinë që duhet t’i gatuani siç duhet në mënyrë që të mos rezultojnë të rrezikshme. Farat gjithashtu thithin ujë të barabartë me deri në 27 herë peshën e tyre. Kur kjo të ndodhë, ato shndërrohen në një masë solide, si xheli, që mund të ngjitet në ezofag.

Mënyra e duhur për t’i konsumuar këto fara është t’i lagni shumë mirë para se të hidhni në pjatë. Në këtë mënyrë ata do të jenë fryrë tashmë në shkallën maksimale dhe nuk jeni në rrezik që kjo ënjtje të ndodhë në ezofag dhe të keni probleme me frymëmarrjen.

 

Shpërndaje në: