Trump, zemërim me revistat e modës për shkak të Melanies: Ajo është Zonja e Parë më e madhe e të gjitha kohërave
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është marrë me revistat e modës përmes Twitter-it.
Ai u ankua se gruaja e tij Melania nuk ishte në kopertinat e revistave kryesore të modës gjatë mandatit të saj, ndërsa ish-zonja e parë Michelle Obama, sipas tij, pushtoi kopertinat deri në 12 herë.
Ai ndau një koment nga Breitbart Neës, një media pranë tij, duke i quajti revistat e modës si “snobë elitistë”, e shtuar se Melania ishte “Zonja e Parë më e madhe e të gjitha kohërave”.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ankohet se gruaja e tij nuk ka zbukuruar kopertinat e revistave të modës përgjatë të qënit në Shtëpinë e Bardhë.