Ky ishte aplikacioni më i popullarizuar në vitin që lamë pas
Nielsen, një kompani e cila merret me të dhënat globale, ka bërë një listë të aplikacioneve më të përdorshme në vitin 2016.
Dhe rezultoi se në krye të top 10 aplikacioneve është askush tjetër përveç rrjetit social Facebook.
Sipas statistikave të Nielsen, aplikacionin e Facebookut mesatarisht e përdorin 146 milionë përdorues unik çdo muaj, dhe kjo është në fakt një rritje nga viti i kaluar prej 14 përqind.
Në vendin e dytë, radhitet aplikacioni Facebook Messenger, të cilin mesatarisht e përdorin 129 milionë përdorues unik çdo muaj. Facebook Messenger ka shënuar një rritje prej 28 për qind nga viti i kaluar.
Në vendin e tretë, është aplikacioni YouTube me rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar, pas tij vjen Google Maps, Google Search e kështu me radhë.