Krishtlindje në pandemi: Momentet më të spikatura
Mesha tradicionale e Krishtlindjes u mbajt këtë vit nga Papa Françesku dy orë më herët, në mënyrë që njerëzit të mund të ktheheshin në shtëpi në orën 22:00. Mesha u transmetua live në kanalin e Vatikanit në YouTube.
Në praninë e afro 100 njerëzve, ose diçka më shumë, të gjithë me maska, Papa u shpreh se “Lindja e Jezusit na mundëson të rilindim çdo vit dhe të gjejmë forcën tek Ai”. Papa theksoi nevojën për të ndihmuar të varfërit dhe për të reflektuar mbi padrejtësitë tona.
Imzot George Frendo në një lidhje live në “Open” në Top Channel tha se Krishtlindja këtë vit në Shqipëri, si kurrë më parë, u festua nën frikën e pandemisë.
“Mesha mbaroi fiks në 19:15. Kisha ishte plot, e imagjinonin se do kishte pak dhe kishim vendosur dhe se ku do uleshin, por fatkeqësisht nuk kanë dëgjuar për faktin që ishte plot, edhe pse jemi përpjekur që të jenë në distancë dhe me maskë. Por patëm një atmosferë të lumtur. Ne meshën e bëjmë në mesnatë zakonisht, prej shekujsh, Ungjilli nuk flet për mesnatë por thotë se Jezusi ka lindur natën. U habita sot që pashë Kishën plot, më bëri përshtypje dhe entuziasmi”, tha ai.
Disa nga pamjet nëpër botë:
Një burrë i veshur si Babagjyshi përshëndet fëmijët nga brenda një topi plastik, në Galicia, Spanjë.
Njerëz me kapele Babagjyshi lahen në liqenin Leman në Bains des Paquis, Gjenevë.
Një zjarrfikës i veshur si Babagjysh surprizon fëmijët në spitalin Simon Bolivar në Bogota, Kolumbi.
Një punonjës shëndetësor vishet si Babagjyshi për të vizituar pacientët në spital, Kolumbi.
Njerëzit ndezin qirinj në vigjilje të Krishtlindjes në një kishë në Amritsar, Indi.
Mesha e Krishtlindjes në Irak.
Njerëz të veshur si Babagjysh brenda një furgoni përshëndesin njerëzit në Tel Aviv.
Një vajzë më maskë bëhet gati të performojë në një festival për Krishtlindje në Bangkok.
Fëmijët bëjnë foto me Babagjyshin në distancë, Fairfax, Virginia.
Moskë
Një modele si pemë Krishtlindjesh, në Bangkok.
Burimet: Vatican News, Washington Post, Reuters