Psikologu tregon tre gjërat për të cilat një burrë ka nevojë për mos të tradhtuar gruan

Psikologu tregon tre gjërat për të cilat një burrë ka nevojë për mos të tradhtuar gruan

Dëshira e çdo vajze është të krijojë një familje të shëndetshme dhe të ketë një burrë, i cili nuk duhet ta tradhtojë kurrë.

Një nga kriteret për të pasur një familje të shëndetshme është besnikëria martesore. Psikologu dhe këshilltari i martesave Willard F. Harley, Ph.D. ka kryer një eksperiment dhe ka zbuluar se çfarë duan burrat nga një grua në mënyrë që mos ta tradhtojnë kurrë.

Për të zbuluar këtë gjë psikologu ka pyetur më shumë se 800 çifte dhe zbuloi se burrat kanë nevoja themelore që duhet të plotësohen për të ulur shanset e tradhtisë.

Ato janë:

Së pari, burrat duan të argëtohen me gratë e tyre. Për burrat gjatë martesës është e rëndësishme që gruaja e tyre të bëhet një shoqe e ngushtë. Sipas psikologëve, qetësimi më i madh për burrat, është të shkojnë mirë me gruan.

Së dyti, burrat kanë nevojë për gra fizikisht tërheqëse. Burrat nuk mund t’i vlerësojnë gratë e tyre vetëm për inteligjencën. Ato gjithashtu duhet që të jenë fizikisht tërheqëse.

Dhe së fundmi, burrat kanë nevojë që shtëpia e tyre të jetë komode. Burrat ndeshen me një sërë problemesh gjatë ditës, prandaj është e rëndësishme që në darkë shtëpia e tyre të jetë komode për t’u qetësuar.

Shpërndaje në: