Çfarë ndryshime shkakton vetmia në trurin e një njeriu?

Çfarë ndryshime shkakton vetmia në trurin e një njeriu?

Në një studim të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar disa prova, të cilat tregojnë se truri i një personi të vetmuar ka disa ndryshime fiziologjike dhe strukturore në krahasim me trurin e një personi që nuk ndihet I vetmuar.

Ndërveprimi social është një faktor kryesor në shëndetin fizik dhe psikik të njerëzve. Sidoqoftë, ndikimet e Covid-19 dhe nevoja për distancë fizike po e bëjnë këtë problem edhe më sfidues.

Një studim I ri I kryer nga shkencëtarë të Institutit Neurologjik në Kanada, rezultatet e të cilit tani janë shfaqur në revistën shkencore “Nature Communications” sugjeron që truri I njerëzve që përjetojnë vetminë shfaq modele spcifike në një rrjet të disa regjioneve nervore, përgjegjëse për të menduarit, memorien, imagjinatën dhe planifikimin.

Të dhënat e këtij studimi ishin marrë nga biobanka e imazheve gjenetike në Britaninë e Madhe, e cila është një bazë e të dhënave bio-mjekësore të mbi 40.000 individëve. Pas analizave fillestare është vërejtur se masa e vetmisë nuk varej domosdoshmërisht nga sasia e kontakteve njerëzore që kishte çdo person, por nga përceptimi I njerëzve mbi vetminë.

Sipas studimit, tri nga karakteristikat dalluese të një “trurit të vetmuar” ishin:
Truri I personave që janë ose ndihen vazhdimisht të vetmuar kishte më shumë masë gri, ai gjithashtu shfaqi një qëndrueshmëri më të madhe të një pakoje të lëndës së bardhë, që gjendet në hipokampus si dhe lidhja në mes të rajoneve të trurit ishte më e fortë.

Gjithashtu u vërejt se këto tipare të trurit I bëjnë njerëzit të kujtojnë dhe imagjinojnë ndërveprime të kaluara apo të ëndërrojnë skenarë të ardhshëm, gjë që I stimulon proceset mendore.

Sipas shkencëtarëve, ky është një fakt I cili tregon se truri është në gjendje të shprehë tipare, të cilat tregojnë se një person ndihet ose është I vetmuar nga një person që nuk është I vetmuar.

Pavarësisht këyre gjetjeve, sipas studiuesve kërkimet e mëtejme janë të nevojshme për të kuptuar arsyet e këtyre ndryshimeve në strukturën e trurit.

Shpërndaje në: