Dëmet vdekjeprurëse që sjell konsumimi i alkoolit
Profesoresha e Universitetit të Otago në Zelandën e re, Jennie Connor, ka thënë se alkooli ka shkaktuar vdekjen e gjysmë milionë njerëzve vetëm në vitin 2012 dhe rreziqet më të mëdha vijnë kur njerëzit e teprojnë me pirjen e tij. “Ekzistojnë dëshmi të fuqishme që alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit dhe ndoshta edhe të tjera. Nuk jemi akoma të sigurt se cilat janë shkaqet biologjike pse ndodh kjo”, ka shtuar ajo.
Studimi i kryer zbuloi se nuk ka një ekziston një nivel i sigurt i pirjes së alkoolit, e vetmja mynyrë për të reduktuar mundësinë për të mos u prekur nga kanceri është ta ndaloni fare atë.
Studimi thekson se ka dhe pije alkoolike që janë të shëndetshme për shëndetin e njeriut siç është vera e kuqe, e cila është e mirë për zemrën nëse konsumohet me sasi të caktuara.
Në çdo një mijë gra të cilat nuk pinë, vetëm 109 diagnostikohen me kancerin e gjoksit ndërsa numri rritet në 153 për ato që pinë prej 14 deri në 35 njësi alkool në javë, shkruan albeu. Llojet e kancerit të cilat i shkakton janë: i gojës, i fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjoksit.