Elon Musk thotë se Apple refuzoi për të blerë Tesla-n, madje nuk pranuan as takim
Elon Musk ka thënë se ai donte të shiste Tesla tek Apple gjatë “ditëve më të errëta” të modelit 3 por që drejtori ekzekutiv Tim Cook “refuzoi” madje të takohej me të.
Një reagim i Musk vjen pasi Apple thuhet se ka “ringjallur” dëshirën e saj për të bërë dhe shitur një automjet elektrik, autonom.
Ai vuri në dukje se Tesla ishte me vlerë rreth një e dhjeta e asaj që është tani, ndërsa kompania e automjeteve elektrike mbyll një vit të jashtëzakonshëm ku një çmim meteorik i aksioneve e shndërroi atë në prodhuesin më të vlefshëm të automjeteve në planet.
Sigurisht, në vitin 2017 Tesla ishte ende duke shpenzuar shumë para dhe ende nuk kishte prodhuar një automjet elektrik me vëllim të lartë.
Musk ka thënë më parë se Tesla ishte shumë afër kolapsit në vitin 2017 ndërsa ai drejtoi të gjitha burimet e kompanisë drejt rritjes së prodhimit të sedanit Model 3.
Tesla në fund të fundit mbijetoi, dhe që atëherë ka vazhduar të nxjerrë SUV Model Y dhe të shpallë automjete të reja si Cybertruck.
Por siç shkruan TheVerge, Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Ndryshe Tesla dhe Apple kanë shkëmbyer shumë “shaka” gjatë dekadës së fundit.
Kur thashethemet për një “makinë Apple” u shfaqën për herë të parë në 2015, Musk gjeti vend edhe për “ironi”.
Musk tha në atë kohë se një makinë elektrike ishte “gjëja tjetër logjike” për Cook dhe Apple për të bërë.
“Është mirë që Apple po lëviz dhe po investon në këtë drejtim. Por makinat janë shumë komplekse në krahasim me telefonat ose orët inteligjente”, citohet të ketë thënë Musk.