Pse duhet të hani të paktën një avokado në ditë

Pse duhet të hani të paktën një avokado në ditë

Pas këtij artikulli, ndoshta do të filloni ta bëni avokadon pjesë të përditshme të dietës suaj ushqimore. Sipas një studimi të fundit, fruti më i famshëm i Instagram-it bën mrekullira me sistemin tretës. Nëse ju duhej një arsye tjetër për ta ngrënë çdo ditë, ja ku e keni.

Studimi, i publikuar në The Journal Of Nutrition, vëzhgoi rreth 163 të rritur nga moshat 25-45 për 12 javë. Gjysma e tyre konsumonte avokado çdo ditë, ndërsa gjysma tjetër jo.

Pse duhet të hani të paktën një avokado në ditë

Në grupin e avokados u vu re ndikimi pozitiv i tij në mikrobet që ndodhen në sistemin e tretjes dhe përveç kësaj, avokadoja ndikoi në uljen e nivelit  kolesterolit dhe rritjen e niveleve të yndyrnave të shëndetshme në trup.

Duke e ditur sa shumë i rëndësishëm është sistemi tretës, bëni mirë ta shihni ndryshe avokadon. Stomaku ndikon tek gjithçka, duke filluar që nga uria juaj e deri tek mirëqënia mendore.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: