“Dhuna asht e shëmtueme, por pa Valonin kur ma ofendon nanën e babën”

“Dhuna asht e shëmtueme, por pa Valonin kur ma ofendon nanën e babën”

Gazetari kosovar, Valon Syla, sot është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Lidhur me sulmin ndaj gazetarit dhe analistit, Valon Sylës ka reaguar edhe tenori shqiptar, Ramë Lahaj, shkruan Periskopi.

“Me t’rreh n’rrugë se mendon ndryshe asht marre e madhe.Me ja sha tjetrit sofrën, me e ofendu se qysh e sa keq hanë e ku jeton asht ofendim, nençmim e përbuzje e madhe.
Me e sha bukëdhanësin tënd nuk sheh dritë kurrë. Me i ofendu e përçmu ata që na kanë mbajtë gjallë n’ditët ma t’zeza t’kombit tonë e t’u na ndihmu me u shkollu që plot herë as prindi s’ka mujt me na e financu shkollimin po na e ka financu mixha, daja e halla prej diaspore është abalfabetizëm e bukëpërmbysje.
Me Valonin e cdo lloj viktime të dhunës sepse dhuna asht e shëmtueme por pa Valonin kur ma ofendon Nanën e babën, vëllanë e motrën, nipin e mbesen”, shkroi Lahaj.

Shpërndaje në: