Ngjarja e rrallë e 21 dhjetorit: Ç’domethënie ka për secilën shenjë horoskopi
Më 21 Dhjetor, planetët u rreshtuan, duke u shfaqur më afër seç kanë qenë që nga mesjeta, në atë që u quajt “Puthja e Krishtlindjeve”. Jupiteri dhe Saturni u shfaqën më pranë se kurrë dhe më të ndritshëm seç janë dukur në 800 vjet, në një ngjarje të njohur si “Bashkimi i Madh” (Great Conjuction).
Kjo është koha më e mirë për të vendosur qëllime dhe për t’i arritur ato. Prandaj sigurohuni të gjeni diçka që ju pëlqen, pasi energjia është në anën tuaj.
“Puthja e Madhe” do të jetë veçanërisht e rëndësishme dhe fitimprurëse për ata që kërkojnë ndryshime të mëdha në karrierë, pasi të dy planetët, Saturni dhe Jupiteri, kanë të bëjnë me arritjen e synimeve profesionale.
Ujori do ta ndjejë më shumë ndikimin e “Bashkimit të Madh”. Shenjat e tjera të ajrit si Binjakët apo Peshorja, gjithashtu do marrin një nxitje të konsiderueshme nga ky moment.
Të treja shenjat e ajrit mund të lëvizin nga zonat e tyre të rehatisë, duke e gjetur veten në një punë të re, marrëdhënie të re, ndryshim në pamje etj.
Ndërkohë, shenjat e ujit, Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja, do të kalojnë në një proces ku do gjejnë “rritjen shpirtërore” dhe një paqe të brendshme.
Në mënyrë të ngjashme, shenjat e zjarrit, Dashi, Shigjetari dhe Luani, do të shohin ndryshime pozitive në marrëdhëniet e tyre në çdo aspekt, nga profesional te ai personal. Në orbitën tuaj do vijnë njohje të reja, me potencialin për t’u bërë miq të mirë, prandaj ia vlen ta përdorni energjinë e kësaj kohe për të investuar në këto marrëdhënie.
Të fundit, por sigurisht, jo më pak të rëndësishmet, janë shenjat e tokës, Virgjërësha, Demi dhe Bricjapi, të cilët mund të presin një rritje të madhe në vendin e punës. Kjo do të thotë se ju më në fund do arrini punën e ëndrrave, një promovim apo do jeni shumë afër një rrugëtimi që do ju çojë atje ku dëshironi. Kërkoni në mënyrë aktive për mundësi të reja, edhe nëse mund t’ju duket si diçka e frikshme.
Është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa “Bashkimet e Mëdha” paraqesin “mundësi të mëdha”, ju mbetet vetëm juve të shfrytëzoni maksimalisht potencialin e këtyre energjive dhe atë që planetët po ofrojnë.