Futbollisti shqiptar shpallet më i miri në Kroaci për vitin 2020
![Futbollisti shqiptar shpallet më i miri në Kroaci për vitin 2020](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/12/FUTBOLLISTI.jpg)
Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është zgjedhur më i miri për vitin 2020 në Kroaci.
29 vjeçari pati paraqitje të mira dhe ishte futbollisti më i mirë tek skuadra e Dinamo Zagrebit.
Edhe pse në vitin 2019 pati probleme të shumta me lëndimet, Ademi arriti të gjej formën më të mirë gjatë këtij viti.
Arijan Ademi luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.