Pas videos virale, ky burrë i pastrehë ribashkohet me familjen, 10 vite më vonë

Pas videos virale, ky burrë i pastrehë ribashkohet me familjen, 10 vite më vonë

Joao Coelho Guimaraes, nga Brazili, ishte larguar nga familja e tij për më shumë se një dekadë.

Këtë javë, ai u ribashkua me nënë dhe motrën, pasi ata e njohën nga një postim në rrjetet sociale, që u shpërnda në gjithë botën.

Guimaraes, i cili u raportua si i vdekur pasi u zhduk, ka kaluar dekadën e fundit në rrugë, duke mbledhur kanaçe për të mbijetuar.

Kohët e fundit, një sipërmarrës me emrin Alessandro Lobo, i cili ka një dyqan me veshje për burra dhe shërbim berberësh, e pyeti njeriun e pastrehë nëse ishte i uritur apo donte diçka për të ngrënë.

Lobo u tha gazetarëve se Guimaraes refuzoi ofertën për ushqim, por pyeti nëse berberët e tij kishin një brisk për të shkurtuar mjekrën.

“Aty menduan t’i ofronim një tjetër lloj ndihme, duke i siguruar një ditë për kujdesin ndaj vetes”, tha Lobo për Universo Online.

Përveç pastrimit të mjekrës, flokëve dhe mustaqeve, biznesi i dhuroi gjithashtu tre këmisha, një palë pantallona, një xhaketë dhe disa këpucë të reja.

Lobo vendosi të fotografojë ndryshimin në pamjen e Guimaraes dhe ta postojë atë në mediat sociale në një përpjekje për të frymëzuar sipërmarrësit e tjerë të ndihmojnë ata në nevojë.

Ai e përshkroi Guimaraes si një  njeri të ndrojtur dhe fjalëpak, por tha se ai vuri re menjëherë një kënaqësi në sytë e tij, kur pa pamjen e re dhe ishte mirënjohës për ndryshimin.

Fotot dhe videot u bënë virale dhe u panë nga familja e Joao-s.

Pasi u njoh nga familja e tij, nëna dhe motra udhëtuan për ta takuar, në datën 17 dhjetor.

Lobo tha se familja e Guimaraes më parë kishte supozuar se ai kishte vdekur sepse nuk kishin dëgjuar prej tij për më shumë se një dekadë.

“Ata panë foton dhe më kontaktuan mua dhe, meqë ai nuk ka një telefon apo adresë fikse, nesër do të shkojmë nëpër lagje për t’u përpjekur ta gjejmë”, tha biznesmeni.

“Është periudhë festash dhe qëllimi ishte të tregojmë se me pak, mund të ndryshojmë jetën e dikujt. Duhet të bëjmë mirë pa marrë parasysh se cilit person po ia bëjmë këtë të mirë. Nuk e imagjinonim kurrë se rezultati do ishte një familje e bashkuar.”

Priten të njihen detaje të tjera për çështjen.

Shpërndaje në: