Tayna dhe Mozzik do të sjellin së bashku këngë me tekst eksplicit, demoja e projektit rrjedh ilegalisht në YouTube (Video, +18)

Tayna dhe Mozzik do të sjellin së bashku këngë me tekst eksplicit, demoja e projektit rrjedh ilegalisht në YouTube (Video, +18)

Tayna dhe Mozzik kanë qenë pa diskutim dy nga rep-artistët më dominues sivjet në tregun vendor të muzikës.

Në janar të 2020-s, dyshja sollën këngën e përbashkët me titull “Edhe sa”, e cila është pritur mirë nga fansat e të dy palëve.

Duket të jetë pikërisht suksesi i këtij bashkëpunimi të parë, ai që ka nxitur dy reperët për një bashkëpunim të radhës.

Ka tash e sa javë që në kanalin YouTube po qarkullon një demo e një kënge të tyre të përbashkët me tekst eksplicit.

E mesa duket kjo do të jetë kënga e tyre e radhës, pasi një kronikat e emisionit “Prive”, zbuloi se Tayna dhe Mozzik tashmë janë në përfundim e sipër të bashkëpunimit të tyre të dytë.

Kënga e cila në YouTube është titulluar “Robt” do të modifikohet për shkak se tashmë ajo ka rrjedhur ilegalisht në YouTube.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse do t’i ndryshohet edhe teksti, pas aktualisht përmbajtja e këngës që ndodhet në YouTube është tejet eksplicite dhe e me një gjuhë rrallë herë të dëgjuar në këngët e estradës shqiptare më parë. /Telegrafi/

(Sqarim: Videoja e mëposhtme është rrjedhje ilegale e këngës së dy rep-artistëve dhe mund të fshihet nga kanali në kohë të pacaktuar, nuk preferohet për lexuesit nën moshën 18 vjeçare)

Shpërndaje në: