Skandali në familje pas vdekjes së Kobe: Vanessa akuzon të ëmën se po përpiqet ‘t’i zhvasë paratë’
Vanessa Bryant ka deklaruar publikisht se nëna e sa po përpiqet “të zhvasë shuma të mëdha parash”, duke pretenduar përmes një procesi gjyqsor se e bija i ka ndërprerë çdo të ardhur që pas vdekjes së Kobe dhe vajzës Gianna.
“Nëna ime vazhdon të përpiqet dhe të gjejë mënyra për të zhvatur para nga familja jonë. Vetëm sepse unë nuk ju nënshtrova kërcënimeve dhe kërkesave të saj financiare, ajo doli jashtë kontrrollit dhe po ngre pretendime absurde dhe të pavërteta.”- shkruan Vanessa në një postim të publikuar në Instastory-n e saj.
68-vjeçarja nga ana tjetër ka ngritur ankesat e saj në gjykatë për “dëmin” që i është nga e bija dhe pasuria e dhëndrit të saj. Nëna e Bryant pretendon se legjenda e basketbollit i kishte premtuar vjehrrës se do të përgjigjej financiarisht për gjithë pjesën e mbetur të jetës dhe ky premtim s’është mbajtur pas vdekjes së tij. Tani, ajo pretendon se e bija ka bërë gjithçka për t’i shmangur dhe anulluar këto premtime.
Kobe Bryant dhe e bija 13-vjeçare humbën jetën në 26 janar bashkë me 7 njerëz të tjerë pas një aksidenti ajëror.
Sipas ankesës së të ëmës, Vanessa ka shitur shtëpinë e saj, makinën, ka mbyllur siguracionin shëndetësor dhe e ka lënë vetëm brenda një apartamenti, ku asaj i duhej ta përballonte e vetme “vdekjen e dhimbshme të Kobe dhe mbesës.”
Përveç kësaj, e moshuara pretendon se Bryant nuk i ka dhënë asnjë rrogë sikundër kishin rënë dakord, duke qenë se punonte si asistente personale për të bijën dhe si dado për fëmijët.
Nga ana tjetër, Vanessa e mohon kategoriksht, duke thënë se s’ka qenë kurrë e punësuar dhe se është kujdesur për fëmijët ndonjëherë siç bën çdo gjyshe.
“Ky proces gjyqsor është i turpshëm, jo serioz dhe jashtëzakonisht lëndues. Im shoq nuk i premtoi kurrë nënës sime asgjë dhe ai do të ishte më shumë se i zhgënjyer nga sjellja e saj dhe mungesa e theksuar e empatisë.”
Burimi: BuzzFeed