Mercedes në Amerikë e ka hequr shenjën nga E-Class
Ka gjithnjë e më pak vetura të reja që kanë një dekor të shfaqur me krenari mbi kapakun që përfaqëson prodhuesin.
Ka shumë arsye, dhe gjoja siguria është e para.
Jaguar dhe Cadillac kanë hequr “skulpturat” e tyre, dhe Mercedes po ndjek të njëjtën rrugë.
Kjo tashmë ka ndodhur në Amerikë, kështu që tani është e pamundur të marrësh E-Class me një shenjë të shquar me tre cepa.
Tashmë në SHBA, Mercedes po ofrohet pa simbolin e kësaj makine mbi kapak, por kushdo që makina e tyre ta ketë një shenjë të tillë, ekziston një opsion, dhe ai është të importosh nga Evropa.