Edhe për gara edhe për rrugë, Lamborghini prezanton ‘bishën’ e re
Një makinë e re, e veçantë dhe e jashtëzakonshme: Lamborghini Squadra Corse, ka prezantuar SC20, ekzemplar unik, që mund të përdoret edhe në pistë, edhe në rrugë.
Kjo është makina e parë e hapur Lamborghini që është prodhuar nga departamenti sportiv i markës italiane.
Lamborghini nuk ka dhënë detaje teknike të kësaj makine, që është frymëzuar nga Diablo VT Roadster, Aventador J, Veneno Roadster dhe Concept S./Periskopi/