Zgjidhet dilema e famshme e larjes së dhëmbëve: Para apo pas mëngjesit
Larja e dhëmbëve është proces thelbësor, por nga ana tjetër ajo që duhet të dimë është se larja e shpeshtë e tyre mund të dëmtojë smaltin, prandaj ka disa rregulla higjene që duhet të ndiqni.
Historikisht ka patur një debat për kohën optimale të larjes së tyre: duhen larë para apo pas vaktit të mëngjesit?!
Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin t’i lajnë dhëmbët menjëherë pasi zgjohen nga gjumi, por ka teori që thonë se dhëmbët duhen larë pasi keni konsumuar mëngjes. Sa e vërtet është kjo?
Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të vazhdojnë t’i lajnë dhëmbët para mëngjesit.
Kur ju flini, bakteret në gojë shumëfishohen dhe kjo është një nga arsyet pse kur zgjoheni në mëngjes mund të ndjeni aromë e pakëndshme. Përveç kësaj, stomatologët nuk rekomandojnë larjen e dhëmbëve për më pak se 30 minuta pasi keni konsumuar mëngjesin. Larja e tyre pas ngrënies së mëngjesit ndikon ndjeshëm tek smalti, prandaj është më e sigurtë larja e tyre para.