Pandemi psikologjike pas pandemisë së Covid-19: A ndryshoi përjetësisht truri i njerëzve?
*Ky artikull është marrë nga The Guardian dhe përkthyer për lexuesit e saj në shqip nga Periskopi.
Kur murtaja bubonike u shpërnda nëpër Angli në shekullin e 17, Isak Njutoni iku nga Kembrixhi ku po studionte dhe u shpërngul në Linkëllnshajr, për hatër të sigurisë së familjes së tij.
Njutonët nuk jetonin në një banesë të ngushtë; ata shijuan kopshtin e madh me shumë pemë frutash. Në ato kohë të pasigurta, kur s’e bëjmë hapin me jetën e rëndomtë, mendja i fiqiroi lirshëm jashta rutinave dhe shpërqendrimeve sociale. Dhe ishte në këtë kontekst që një mollë e vetme e rënë nga dega e mbërtheu më shumë se çdo mollë tjetër që kishte rënë më herët. Gravitetin e kemi dhuratë të murtajës. E kështu, si po iu shkon juve pandemia?
Në forma të ndryshme, kjo ka mundësi të jetë një pyetje që të gjithë po ia bëjmë vetes. Edhe nëse keni përjetuar sëmundje, jeni shpërngulur, keni humbur ndonjë të afërm apo edhe punën, e keni marrë ndonjë kafshë shtëpiake apo jeni divorcuar, keni hëngër apo keni ushtruar më shumë, keni kaluar më shumë kohë në dush apo keni mbajtur të njëjtat rroba për çdo ditë, është një e vërtetë e patejkalueshme që pandemia ju ka ndryshuar. Por qysh, se? Dhe kur do t’i kemi përgjigjet në këto pyetje – sepse pa dyshim se do të vijë një kohë kur do ta bëjmë balancin tonë personal? Cili mund të jetë impakti psikologjik i të jetuarit në pandemi? A do të na ndryshojë përjetësisht?
“Njerëzit do të flasin për rikthimin në normalitet, por unë s’mendoj se kjo do të ndodh,” tha Frenk Snouden, historian i pandemive në Jeill (Yale), dhe autori i librit “Epidemia dhe Shoqëria: Nga Vdekja e Zezë në të Tashmen.
Snouden ka kaluar 40 vjet në studimin e pandemive. Dhe në pranverën që shkoi, sapo telefoni i tij u çmend nga thirrjet që donin ta dinin se çka thoshte historia për Covid-19shin, krejt vepra e tij jetësore iu ulë në prehër. U infektua me koronavirus.
Snoudeni beson që Covid-19shi nuk ishte një ngjarje e rëndomtë. Të gjitha pandemisë “i mundojnë shoqëritë përmes pikave të dobëta specifike që kanë krijuar njerëzit përmes lidhjeve të tyre me ambientin, speciet e tjera dhe me njëri-tjetrin,” thotë ai. Secila pandemi ka tiparet e veta, dhe kjo e fundit – njësoj si murtaja bubonike – e afekton shëndetin mendor. Snouden sheh një pandemi të dytë duke ardhur “si vagon i trenit të pandemisë së parë të Covid-19… [është] pandemia psikologjike”.
Oifi O’Donovën, profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Institutin për Neuroshkencë në Kaliforni, i specializuar për traumë, pajtohet.
“Po përballemi me aq shumë shtresëzime të pasigurisë,” thotë ajo. “Gjëra tamam të tmerrshme kanë ndodhur dhe do t’ju ndodhn të tjerëve e ne nuk e dimë as kur, as kujt e as qysh, dhe kjo përnjëmend është tepër kërkuese kognitivisht dhe fiziologjikisht.”
Impakti po përjetohet në krejt trupin, shton ajo, sepse kur njerëzit perceptojnë një kërcënim, abstrakt apo konkret, ata aktivizojnë stresin biologjik si përgjigje. Kortizoli mobilizon glukozën. Sistemi imunitar rrënohet, duke i rritur nivelet e inflamacionit. Kjo afekton funksionet e trurit, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj kërcënimeve dhe më pak të ndjeshëm ndaj shpërblimeve.
Në praktikë, kjo nënkupton që sistemi juaj imunitar mund të aktivizohet thjesht duke e dëgjuar dikë duke u kollitur pranë jush, ose thjesht nga pamja e njerëzve me maska apo nga përhapja e ngjyrës së kaltër kirurgjikale, apo nga një i panjohur që ecë drejt jush, apo edhe nga thithësja elektrike e një mikut që duket në prapavijë të thirrjes telefonike me Zoom.
Karakteristikat unikale të Covid-19shit luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e këtij sensi të pasigurisë.
Sëmundja “është shumë më komplekse se sa që ishte imagjinuar në fillim”, thotë Snouden.
Nuk ka normalitet të ri – vetëm një largim që evoluon. Edhe një pyetje e thjeshtë “qysh je?” është e ngarkuar rëndë me pyetje të fshehta (mos je i infektuar?), dhe rrallë që sjell ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Tomas Diksoni, një historian i emocioneve në Universitetin e Londrës në Queen Mary, thotë që kur pandemia na goditi, ai nuk po shkruante në e-maile frazën “Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë mirë.”
Psikoterapistja Filipa Perri thotë se “njerëzit po bëhen një lloj i “jo-personit”. Maskat na bëjnë të pafytyrë.
Por, asnjë element i Covid-19 nuk ka dehumanizuar njerëzit më shumë se mënyra se si na ka çuar drejt përjetimit të vdekjes. Individët bëhen njësi singulare në numra të gjatë e në rritje, natyrisht. Por, para se të bëhen statistika, të vdekurit dënohen me izolim. “Ata bukfalisht depersonalizohen,” thotë Snouden. Ai e ka humbur të motrën gjatë pandemisë. “Unë nuk e kam parë, dhe ajo s’ishte me familjen… pandemia po thyen lidhjet dhe po tëhuajson njerëzit.”
Historiani i emocioneve, Tomas Dikson, beson që pandemia është e ngjashme “me luftën botërore”.
“Ma merr mëndja se do të kemi recesion global. Do të ketë vuajtje serioze dhe pabarazi e varfëri. Është një ngjarje botërore me pasoja të rënda emocionale,” – thotë ai.
Lexo artikullin e plotë duke klikuar KËTU.