FKA twigs padit aktorin për sulm seksual, abuzim emocional dhe transmetim me dashje të sëmundjes
FKA twigs, emri i vërtetë i të cilës është Tahliah Debrett Barnett, ka paditur aktorin e “Transformers” Shia LaBeouf duke pretenduar se e ka nënshtruar ndaj abuzimit fizik, emocional dhe mendor gjatë lidhjes së tyre romantike. Ajo e akuzon edhe për “sexual battery”, një term që ndryshon nga shteti në shtet, por në Kalifroni, ku u ngrit padia, temri përshkruan prekjen me natyrë seksuale të dikujt, pa pëlqimin e tij.
Në një intervistë me New York Times, FKA twigs, 32 vjeç, e karakterizoi përvojën e saj me Shia LaBeouf si gjënë më e keqe që ka kaluar ndonjëherë në jetë dhe tha se dëshironte të rriste ndërgjegjësimin për “taktikat që përdorin abuzuesit për të kontrolluar viktimat”.
Në përgjigje të akuzave të hollësishme në lidhje me sjelljen e tij, Shia LaBeouf tha për Times se “shumë nga këto akuza nuk janë të vërteta”, por shtoi se ka një historik të varësisë ndaj alkoolit dhe sjelljeve agresive dhe ka lënduar shumë njerëz.
Në padi thuhet se në shkurt të vitit 2019, Tahliah ishte pasagjere në një automjet të LaBeouf dhe ai i hoqi rripin e sigurimit dhe e kërcënoi se do të përplasej nëse ajo nuk deklaronte se e donte. Ata kishin qenë në një udhëtim në shkretëtirë jashtë Los Angeles-it, gjatë të cilit, pretendon Tahliah, LaBeouf e zgjoi në mes të natës duke e mbytur.
Ajo tha se nuk shkoi në polici në fillim nga shqetësimi se karriera e LaBeouf do të dëmtohej, dhe më vonë sepse mendoi se nuk do të merrej seriozisht. “Jam një person me ngjyrë që është femër”.
Stilistja Karolyn Pho tha për New York Times se LaBeouf gjithashtu ka abuzuar me të gjatë marrëdhënies së tyre romantike.
Në deklaratën e saj, Tahliah thotë se aktori e ndau nga bashkëmoshatarët, mbante armë pranë shtatrit dhe këmbëngulte që ajo të flinte e zhveshur. Ajo shtoi se kishte frikë të përdorte tualetin gjatë natës se mos ai e ngatërronte me ndonjë hajdut dhe e gjuante. Në procesin gjyqësor, thuhet se se LaBeouf i transmetoi me vetëdije një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Tahliah tha për New York Times se ikja nga LaBeouf u bë “e vështirë dhe e rrezikshme”. Në pranverën e vitit 2019, ai e ndaloi të largohej, e kapi me dhunë, e mbylli në një dhomë dhe i bërtiti.
FKA twigs dhe LaBeouf qenë të lidhur për pak më pak se një vit. Ajo ishte e fejuar më parë me Robert Pattinson, me të cilin u nda në vitin 2017 pas tre vitesh së bashku.
Burimet: New York Times, Guardian, Page Six