Duda Balje: Me burrin u njoftova në moshën 15 vjeçare, s’di të jetoj pa të
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka ka folur për njohjen me bashkëshortin e saj, Shabanin.
Ajo tha se ishte njoftuar me bashkëshortin e saj në moshën 15 vjeçare ndërsa ishte martuar një vit më vonë.
“Ne kemi pasur një histori shumë interesante. Në fakt, unë kam jetuar në Novi Sad në Serbi dhe pas moshës 15 vjeçe prindërit kanë menduar se nuk është e shëndetshme me jetu atje dhe jemi kthyer në Prizren, më e rëndësishmja ka qenë unë me gjet dikë prej Kosovës. Prindërit kanë menduar se është më mirë të gjej dikë në Kosovë. Jam njoftuar me burrin te tezja, kam qenë shumë e re në moshën 15 vjeçe, pas një viti jemi martuar e që tani jemi që 30 vite bashkë”, tha ajo në emisionin “Tete a Tete me Adelinën”.
“Unë nuk di të jetoj pa burrin. Unë kam nisur ta njoh veten me burrin bashkë, mendoj se kemi një lidhje shumë specifike”, shtoi ajo.