Arjoni thotë se Ana po gënjen: E vërteta është krejt ndryshe, gabova që u dashurova në ty

Arjoni thotë se Ana po gënjen: E vërteta është krejt ndryshe, gabova që u dashurova në ty

Siç kishte lajmëruar në postimin e tij në story në Instagram, Arjoni ka publikuar videon ku sipas tij do të sqaronte të vërtetën pas foton në shtrat me Anën.

Në një video ku shprehet në italisht, Arjoni ka thënë se Ana sërish gënjeu në deklaratat e saj të bëra dje në Përputhen.

“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe.

Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo.

Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për lëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana. Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’jua shpjegoj kohë pas kohe,” tha Arjoni.

Shpërndaje në: