Për sa kohë mund të infektoni të tjerët në bazë të simptomave? Studimi tregon qartë kohëzgjatjen e virusit Covid-19

Për sa kohë mund të infektoni të tjerët në bazë të simptomave? Studimi tregon qartë kohëzgjatjen e virusit Covid-19

Një studim i fundit i botuar në “The Lancet Microbe” nga  Müge Çevik & Antonia Ho, ka treguar se nëse jeni i infektuar më çfarëdo simptomash, për sa kohë mund të jeni transmetues të virusit.

Ata kanë thënë: Ne hetuam 3 gjëra:ngarkesën virale (si ndryshon sasia e virusit në trup gjatë gjithë infeksionit), derdhjen virale (kohëzgjatjen gjatë së cilës dikush hedh material gjenetik viral, gjë që nuk do të thotë domosdoshmërisht, se një person është infektues), dhe izolimi i virusit të gjallë (një tregues më i mirë i infektivitetit të një personi, pasi virusi i gjallë izolohet dhe testohet, për të parë nëse mund të shumohet në laborator).

Ne zbuluam se ngarkesa virale arrinte kulmin e saj në fyt dhe hundë (zona që mendohet të jetë burimi kryesor i transmetimit të virusit) shumë herët gjatë sëmundjes, sidomos nga dita e parë e simptomave deri në ditën e pestë – madje edhe tek njerëzit me simptoma të lehta.

Ne gjithashtu zbuluam se materiali gjenetik, mund të zbulohet ende në mostrat e sekrecioneve të fytit apo të jashtëqitjes për disa javë.

Por asnjë virus i gjallë nuk u gjet në asnjë mostër të mbledhur pas 9 ditësh nga nisja e simptomave. Megjithëse disa njerëz, veçanërisht ata me simptoma të rënda, ose me një sistem imunitar të dobësuar (le të themi nga kimioterapia), mund të kenë derdhje më të gjatë virale, rezultatet sugjerojnë që ata të infektuar me SARS-CoV-2, kanë shumë të ngjarë të jenë shumë infektivë, disa ditë para se të nisin simptomat, dhe 5 ditët në vijim.

Për krahasim, ngarkesa virale e SARS arrin kulmin në 10-14 ditë, dhe MERS në 7-10 ditë pas fillimit të simptomave (këto të dyja janë sëmundje të shkaktuara nga koronaviruset). Kjo shpjegon arsyen pse transmetimi i këtyre viruseve, u zvogëlua menjëherë tek njerëzit që nisën të kishin simptoma.

Ai gjithashtu shpjegon, pse ka qenë kaq e vështirë të frenohej përhapja e Covid-19, pasi virusi përhapet shumë më herët sesa të shfaqen simptomat. Edhe studimet mbi gjurmimin dhe modelimin e kontakteve, tregojnë se transmetimi është më i lartë brenda 5 ditëve të para të përjetimit të simptomave.

Edhe sipas një studimi më të fundit, periudha e infektivitetit më të lartë, është 5 ditë nga fillimi i simptomave. Në kohën kur shumica e njerëzve marrin rezultatin e testit, ata mund të jenë tashmë përtej periudhës së tyre më infektive.

Kjo kulm i hershëm i ngarkesës virale, sugjeron se për të parandaluar transmetimin e radhës, një person me Covid-19 duhet të vetë-izolohet sapo nisin simptomat, pa pritur rezultatet e testit. Xhon u izolua menjëherë, dhe u telefonoi të gjithëve me të cilët kishte pasur kontakte në ditët e mëparshme.

Të nesërmen, u zgjua me ethe të lehta. Ai rezultoi pozitiv me Covid. Fatmirësisht, Xhoni arriti të vetë-izolohej gjatë gjithë periudhës së tij më infektive, dhe kontaktet e tij nisën menjëherë karantinën. Ai ishte me fat, pasi ishte në gjendje të punonte nga shtëpia, dhe të vazhdonte të paguhej. Por sipas një sondazhi në Britani, vetëm 1 në 5 njerëz janë në gjendje të vet-izolohen.

Shpërndaje në: