Nga parukieri i Meghan Markle: 6 sekrete për flokë të shëndetshëm
George Northwood është një nga parukierët më të besuar të Meghan Markle, të paktën përpara se Duka dhe Dukesha e Sussex të hiqnin dorë zyrtarisht nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.
Sidoqoftë, kjo bën që George, të jetë i lirë të ndajë përvojën e tij të punës me çiftin.
Northwood tregon këshillat dhe truket e tij kryesore për t’i mbajtur flokët e shëndetshëm:
#1 – Mos i stiloni më shumë seç duhet
“Një nga modelet e mia tipike janë ‘ondet e papërfunduara’, siç ia keni parë Meghan dhe shumë prej klientëve të mi të tjerë.”
Kjo i bën flokët të duken elegant dhe natyralë, duke dhënë idenë se nuk jeni sforcuar shumë për të arritur atë model.
Dhe ndërsa dhe flokët duken tërësisht natyrale, ju po i mbani ato edhe më të shëndetshëm.
#2 – Shtoni volum për të dhënë iluzionin e flokëve më të dendur
Një spërkatës i mirë volumizues mund të formojë një bazë të shkëlqyer për stilimin dhe të japë iluzionin e flokëve më të dendur dhe më të shëndetshëm, edhe nëse flokët tuaj për momentin nuk janë në gjendjen më të mirë.
#3 – Zgjidhni mashën në vend të pjasterit (drejtuesit të flokëve)
Shtrirja e flokëve me nxehtësi mund të shkaktojë një “grumbullim statik” në flokë të butë dhe të heqë gjithë lëvizjen natyrale të flokëve, ndërsa masha iu jep më shumë lëvizje dhe gjallëri. Edhe bishtat (fundet) e flokëve duken më “pa jetë”, kur shtrihen.
#4 – Prijini flokët rregullisht
“Prerjet e rregullta dhe cilësore të flokëve do të rrisin shëndetin e flokëve tuaj, si dhe do i shtojnë ato.”
#5 – Trajtojini flokët
“Një trajtim i rregullt dhe i thellë do të ringjallë çdo flokë të thatë dhe të dobët të dimrit. Blini produkte në vende të sigurta dhe konsultohuni me farmacistët apo parukierët tuaj.
#6 – Lërini flokët të thahen vetë, kur është e mundur
“Gjatë karantinës, vura re një ndryshim të madh në flokët e mi, vetëm se nuk përdora nxehtësi për një kohë të gjatë.”
Tharja e flokëve në mënyrë natyrale është shumë e mirë për flokët tuaj.