TË-RË-RË-RËM: Droga psikedelike DMT aprovohet për testime në trajtimin e depresionit

TË-RË-RË-RËM: Droga psikedelike DMT aprovohet për testime në trajtimin e depresionit

Rregullatorët britanik i kanë dhënë dritën e gjelbër për herë të parë testimeve klinike për përdorimin e drogës psikedelike dimethyltriptaminës (popullorçe: DMT) për ta trajtuar depresionin.

Testimet fillimisht do t’i japin ilaçit – i njohur si “molekula e shpirtit” për imazhet e fuqishme halucinogjene që ndjell – individëve të shëndetshëm, por më pas në testimet e dyta pritet t’iu jepet pacientëve me depresion, ku DMT do të përcillet edhe nga psikoterapia.

“Ilaçi psikedelik thyen krejt procesin e thellë të të menduarit në trurin tuaj – bukfalisht zhbën atë që është bërë qoftë nga stresi me të cilin jeni përballur apo me mendimet depresive që keni – dhe tepër shumë e rrit bërjen e lidhjeve të reja.” – tha Carol Routledge, zyrtarja e Small Pharmas, kompanisë që në bashkëpunim me Kolegjin Imperial të Londrës po kryen testimet në fjalë.

DMT-ja është zbuluar në disa bimë të ndryshme dhe është njëri prej përbërëve te ayahuasca, një pije e hidhët e konsumuar gjatë riteve shamane në Amerikë të Jugut dhe vende tjera. DMT-ja është e qasshme si ilaç rruge në Britani të Madhe, dhe klasifikohet si substancë e klasit A, gjë që jep dënimin maksimal prej 7 vjet me burg për posedimin e tij – apo burgim të përjetshëm për trafikim, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Agjencia Rregullatore për Medicinë dhe Kujdes Shëndetësor (MHRA) aprovoi testimet të hënën.

Shpresohet që testimet e para të nisin qysh në muajin janar – e ku do të përfshiheshin 32 vullnetarë të shëndetshëm, që edhe më parë e kanë provuar ndonjë ilaç psikedelike, përfshirë ekstazinë ose ketaminën. Kjo do ta pasojë testimin në 36 pacientë që vuajnë nga depresioni klinik.

Në rastin e DMT-së, përvoja psikedelike vjen më shpejt dhe më intenzivisht, por edhe hiqet më shpejt.

Studimet e kaluara në ayahuascan kanë sugjeruar se kjo pije mund të ketë efekte anti-depresante. /Periskopi

Shpërndaje në: