Eklipsi i Hënës së Re: Gjërat që duhet dhe s’duhet të bëni!
14 dhjetori shënon Hënën e Re të fundit të vitit, por kjo hënë është gjithashtu një eklips diellor total. Eklipset njihen për sjelljen e lëkundjeve dhe zhvendosjeve të papritura në trajektoret tona.
Duke ditur çfarë të bëni dhe çfarë jo, ju mund ta çoni eklipsin në avantazhin tuaj.
Hëna e Re e dhjetorit krijon një dozë të dyfishtë të energjisë së Shigjetarit, pasi si dielli ashtu edhe hëna do të rreshtohen së bashku në territorin e kësaj shenje zjarri aventureske dhe me shpirt të lirë.
Kjo hënë do të përqafohet me planetin e komunikimit, Mërkurin në Shigjetar, i cili na ndihmon të mendojmë dhe të flasim përmes emocioneve tona, por gjithsesi duke përdorur dhe logjikën.
Sidoqoftë, bëni kujdes sepse të gjithë planetët Shigjetarë, gjithashtu do të përplasen me prodhuesin e mjegullës, Neptunin, i cili do t’ju sjellë një “mjegull konfuzioni” mbi ngjarjet e eklipsit, duke e bërë të vështirë të shihni se çfarë ju pret përpara.
Eklipset në astrologji paralajmërojnë ndryshimin në doza të mëdha, por gjithçka ka të bëjë me rivendosjen e fatit tonë.
Çfarëdo që të ndodhë tani do të ndodhte gjithsesi, eklipsi thjesht zhvendos, duke ju ngatërruar ndonjëherë.
Lexoni gjithçka duhet dhe nuk duhet të bëni gjatë eklipsit të Hënës së Re në dhjetor 2020:
Qëndroni pozitivë, edhe nëse gjërat bëhen të vështira
Eklipset janë periudha astrologjike të paqëndrueshme sepse kërkojnë që ne të përshtatemi me shumë ndryshime gjatë një kohe të shkurtër. Dhe ndërsa mund të jetë e vështirë të mos lejoni që emocionet tuaja të Hënës së Re të marrin më të mirën nga ju, dijeni se energjia e Shigjetarit ka të bëjë vetëm me zgjerimin e horizontit tonë dhe ruajtjen e një vështrimi optimist për jetën. Përpiquni ta shihni gotën gjysmë-plot.
Mos u fshihni në zonën tuaj të rehatisë
“Energjitë e këtij eklipsi do të jenë të mëdha dhe ne do të jemi të prirur të provojmë diçka ndryshe dhe aventureske”, thotë Leslie Hale, astrologe për Bustle.
Përqafoni energjinë e një shpirti të lirë të udhëhequr nga Shigjetari dhe nëse ju jepet mundësia të guxoni për diçka, bëjeni!
Njihuni dhe qëndroni në kontakt me ëndrrat, besimet dhe synimet tuaja
Me Hënën e Re ne do të frymëzohemi të gjuajmë shigjetat tona drejt synimeve më të larta dhe rrjedhimisht, më të vështira. Eklipset nuk janë një kohë e mirë për të vendosur qëllime ose për të bërë ndonjë ritual manifestimi., pasi kanë një energji të çregullt dhe të fuqishme. Sidoqoftë, ky eklips bashkohet me Mërkurin, duke u lidhur me mënyrën si mendojmë dhe si komunikojmë.
Ju do të ndjeni energji për të vepruar drejt qëllimeve tuaja. Ushqejeni atë dhe kultivojeni.
Mos merrni vendime të nxituara
Eklipset në astrologji kanë të bëjnë me fatin, kështu që gjërat që ndodhin kanë tendencë të marrin disa valëzime të paparashikueshme në të ardhmen.
“Një eklips diellor mund të jetë një pikë kthese, dhe vendimet e marra në këtë kohë mund të kenë implikime afatgjata në të ardhmen”, thotë Hale.
Nëse po mendonit të fillonit diçka të re, qëndroni ulur dhe prisni që intensiteti i eklipsit të zbehet.
Përqafoni dashurinë dhe kënaqni shqisat
Planeti luksoz, Afërdita, do të ketë një takim harmonik me Jupiterin me fat, i cili do na japë një humor të lezetshëm dhe pozitivitet, pavarësisht trazirave të eklipsit. Provoni të gatuani ca ëmbëlsira të shijshme, kaloni kohë me të dashurit tuaj ose ndiqni qirinj aromatikë në shtëpi.
Shtyni firmosjen e kontratave të rëndësishme
Zakonisht një Hënë e Re është kohë e shkëlqyer për të ndërmarrë iniciativa dhe për të filluar diçka të re, por eklipset janë përjashtim nga ky rregull.
Mbrohuni nga energjia e keqe
Me Neptunin e mjegullt që hedh një hije konfuzioni mbi eklipsin tashmë kaotik, ne do të jemi pak më të prekshëm, kështu që merrni masa paraprake shtesë për të mbrojtur zemrën, shpirtin dhe shëndetin tuaj.
“Një aspekt i ashpër ndaj Neptunit mund t’ju bëjë të ndiheni konfuzë, të dobët dhe letargjik”, thotë Hale.
Mundohuni të mos besoni gjithçka që dëgjoni dhe të jeni selektivë se me kë flisni.