8 parime të të ushqyerit që i bëjnë japonezët disa nga njerëzit më elegantë dhe jetëgjatë në botë
Japonezët mbajnë një rekord absolut për jetëgjatësinë. Për më tepër, ata konsiderohen të jenë kombi më elegant në botë, sepse vetëm 3% e banorëve vuajnë nga mbipesha.
Qëndrimi i tyre i veçantë ndaj të ushqyerit luan një rol të konsiderueshëm në gjithë këtë.
Ekziston një sistem i veçantë ushqimi që rekomandohet nga qeveria dhe përdoret në mënyrë aktive në Japoni. Është zhvilluar në vitin 2000 nga disa ministri dhe është i famshëm me emrin “Japanese food guide spinning top”.
– Kjo metodë e të ushqyerit rekomandon zvogëlim të sasisë së kripës, ushqimeve të përpunuara, ëmbëlsirave dhe pijeve që përmbajnë shumë sheqer.
– Të gjitha produktet janë të ndara në disa grupe. Secili prej tyre ka një numër të caktuar të sasisë në ditë (sasia varet nga mosha dhe gjinia e një personi).
Baza e dietës janë drithërat, më pas perimet, mishi dhe peshku.
Frutat dhe produktet e bulmetit sugjerohen me 2 porcione në ditë.
– Nuk është e rëndësishme vetëm se çfarë hamë, por edhe si. Japonezët sugjerojnë të gjeni një ritëm optimal për trupin tuaj dhe ta ndiqni atë, duke u përpjekur t’i hani vaktet afërsisht në të njëjtin orar për çdo ditë.
– Dieta e tyre përqendrohet në produkte vendase dhe sezonale si orizi dhe peshku, me përjashtim të rrallë të përfshirjes së pjatave ndërkombëtare.
– Çdo vakt duhet të jetë i ekuilibruar mirë dhe të përmbajë produkte nga disa grupe ushqimore. Për shembull, një drekë tipike shkollore në Japoni përbëhet nga oriz, mish ose peshk, supë, një gotë qumësht dhe një frutë.
– Edukata ndaj të ushqyerit shëndetshëm formohet që në shkollë. Dreka nuk është thjesht pushimi, por një pjesë e arsimit.
Gjatë orës së drekës, askush nuk i ngut fëmijën të hanë shpejt dhe pasi mbarojnë, ata pastrojnë vetë tryezat.
– Është e rëndësishme të keni vakte të moderuara, si dhe të mbani një ekuilibër midis sasisë së ushqimit të ngrënë dhe kalorive të shpenzuara. Kjo e fundit arrihet nga aktivitete të ndryshme fizike.
– Mbajtja e ushqimit për një kohë të gjatë dhe të gatuarit paraprakisht për ditën tjetër, nuk është diçka që konsiderohet si e shëndetshme në Japoni. Fokusi është gjithmonë te produktet e freskëta.
Siç mund ta shihni, sistemi ushqyes i njerëzve japonezë është transparent dhe i kuptueshëm. Jepni preferencat për produktet dhe pjatat e freskëta të kuzhinës tuaj kombëtare, kufizoni sasinë e yndyrave dhe ëmbëlsirave të konsumuara dhe jini të vetëdijshëm për çfarë po hani.
Një grup shkencëtarësh kanë studiuar zakonet e ushqimit të pothuajse 80.000 japonezëve për 15 vjet. Rezultoi se shkalla e vdekshmërisë ishte 15% më e ulët në mesin e njerëzve që ndiqnin rekomandimet zyrtare të ushqyerjes.