Vedat Bajrami ironizon me situatën e Trustit

Vedat Bajrami ironizon me situatën e Trustit

Të premten do të hapet aplikimi online për gjithë qytetarët e Kosovës, që të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre personale nga Trusti.

Ky shërbim ështӕ aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe vjen si ndihmë për qytetarët, për shkak të krizës ekonomike që pandemia globale COVID-19, ka shkaktuar.

Teksa vazhdimisht po komentohet në rrjetet sociale mbi ditën kur do tërhiqet dhe shumat përkatëse që do të marrin, një situatë e tillë po shfrytëzohet edhe në favor të humoristëve për të krijuar ironi të ndryshme.

Aktori i njohur i grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami, publikoi të mërkurën një status ironizues në rrjetin social Facebook, ku shkruante se do jenë vetëm edhe dy netë gjumë nga “dita e shumëpritur”.

“Edhe dy herë kemi me fjet edhe pastaj kemi me apliku në Trust”, ka shkruar aktori Bajrami në Facebook.

Statusi i tij është përcjell me komente dhe të qeshura të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët janë plot 390 mijë vetëm në këtë rrjet sociale. 

Shpërndaje në: