Referendumi i dha vlerë votës së budallenjve

Referendumi i dha vlerë votës së budallenjve

Ka ca gjera qe pasi vendosen nuk mund te hidhen ne referendum sidomos kur ben vape. Njeriu eshte kontrapedal, priret te thote: jo. Por seicili per arsyen e vet.

Ne referendum une votoj pa e ditur sesi do te votojne te tjeret, pra votoj qorrazi. Mund te bej referendum per ceshtje te vogla lokale: a doni bulevard apo doni unaze? Por jo per ceshtje epokale qe njerezit as ja kane haberin.

‘Ne fund ngel patatja e nxehte ne dore. Çfare referendumi, kur vritet deputetja ne mes te rruges! Referendumi nuk eshte ndonje forme shume e zhvilluar e demokracise. Mos kini ndonje iluzion jo!

Pse? Sepse vota e nje budalli vlen sa e nje te mencuri, vota e nje pijaneci vlen sa ajo e nje esulli, vota e nje burgaxhiu per vjedhje sa vota e njeriut te ndershem … Ne referendum populli voton me ndjenje jo me mendje, voton kunder asaj qe nuk do, por pa ditur pike gjeje per ate e do te ndodhi me pas.

Manipulohet nga vete pyetja e referendumit. As greket e lashte nuk benin referendume ndonese kishin demokraci direkte. Referendumi eshte nje gjendje psikologjike kolektive e nje casti te dhene dhe nuk mund te vendosi per dekada a shekuj. Votuesve u ndryshohet mendja pa problem.

Njesoj si dikush qe niset per Durres dhe ne rruge ben referendum me veten,dhe vendos te kthehet e Tirane. Pastaj, perseri referendum dhe rikthehet per Durres… Sorrollatet rrugeve. Referendumi eshte forme impotence e klases politike qe nuk merr pergjegjesi ndonese paguhet per kete dhe ja hedh vendimin gjoja popullit.

Ne referendum vendos pakica prandaj eshte anti demokratik. Ja si e pesuan anglezet. Donin referendum? Na referendum… Dhe tani qe e hangren pas qafe protestojne kunder referendumit duke kerkuar referendum tjeter.

Shume jane tallur humoristet angleze me shqiptaret, por me kete histori ata vete jane bere qesharake. Edhe kombet e vjeter dhe te medhenj lajthisin. Po cfare ju desh referendumi o trima? Madheshtia juaj ka qene monarkia e ndritur aristokratike dhe liberale.

Referendumi konsideron njesoj si mbretereshen ashtu edhe stalljerin e vet. Referendumi eshte si parimi nje antar nje vote. Gjoja demokratik, por qe manipulon antaret nga kryetari i partise. Vota e nje militanti ne ndonje zgeq te administrates, qe shet voten per nje vend pune, barazohet me ate te nje idealisti.

Demokracia kerkon forma te tjera, jo keto te genjeshtrat… Donit referendum? Referendum morret… Me referendum ne shqiptaret kerkojme bashkim me Italine… A mendoni se nuk duhet e beje shume vape? Te gjithe mund te thone : pooooooooo! (Java) 

Shpërndaje në: