Prej sot, Lipjani i vogël ofron Wi-Fi pa pagesë për qytetarët
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njofton se në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar shërbimi Free Wi-Fi për të gjithë qytetarët.
Nga sot qytetarët që frekuentojnë këto vende do të mund të kyçen në internet pa pagesë.
Kujtojmë se megjithatë në kohë të pandemisë qytetarët nuk lejohen të dalin jashtë shtëpive të tyre përtej orës 19:00.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Lipjanit:
Në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion Free Wi-Fi për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende.