“Epidemia e moteleve”po mbyt pleqtë kosovarë: Shkencëtarët paralajmërojnë edhe ata që duken krejt të shëndetshëm

“Epidemia e moteleve”po mbyt pleqtë kosovarë: Shkencëtarët paralajmërojnë edhe ata që duken krejt të shëndetshëm

Vdekja e një 61 vjeçari nga Gjakova ka rritur shqetësimet në Kosovë për një ‘epidemi’ të re që po shkakton vdekje në Kosovë: vdekjet nëpër motele.

61 vjeçari kishte pësuar sulm në zemër ndërsa po kalonte momente intime me një vajzë 21 vjeçare nga komuniteti ashkali.

Ai besohet se gjeti vdekjen pas konsumimit të substancës së njohur popullorçe si “viagra”.

Por, ky nuk ishte i vetmi burrë i moshuar kosovar që gjeti vdekjen në ambientet private të moteleve.

Gjatë këtij viti janë raportuar edhe tre burra tjerë të vdekur të moshave të shtyra, përfshirë edhe një 74 vjeçar në muajin janar.

Ndërsa në vitin 2019 janë raportuar të paktën edhe tre të moshuar tjerë të vdekur nëpër motele të vendit, një person i moshës 72 dhe dy të tjerë të moshës 70.

Megjithëse edhe vetë raportimet ndjellin shumë brengë në vetvete shkaku i stigmës shoqërore – që iu ngjitet këtyre personave, familjarëve të tyre, partnereve të tyre dhe familjeve të partnereve – mund të aludohet se numri është edhe më i madh.

Dhe, në rastin e personave të moshuar del se përdorimi i Viagras është një problem mjaft i madh, dhe i vjetër.

Sipas një studimi nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Erasmusit burrat e vjetër që marrin Viagra rrezikojnë të përjetojnë sulm të rëndë në zemër madje edhe nëse duken krejtësisht të shëndetshëm.

“Lidhja e afërt kohore mes marrjes së sildenafilit (Viagras) dhe nisjes së dhimbjeve të forta në gjoks shkaku i infarktit akut mikardial (sulmit në zemër) te një pacient pa histori të dhimbjeve të kaluara të gjoksit apo pa faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare… sygjeron që sildenafili (Viagra) kishte lidhje kauzale me infaktin akut mikardial (sulmin në zemër).

Kjo substancë në Kosovë mund të merret edhe pa përshkrimin e mjekut me raste./Periskopi

Shpërndaje në: