Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes së tyre!

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes së tyre!

Vitet e fundit, pengesa e gjinisë në modë ka sjellë shumë diskutime. Disa mbeten tradicionalë dhe të tjerë janë të mendimit se të qenit burrë nuk do të thotë të mos kesh një fustan në garderobë. Burrat në listën e mëposhtme, duket qartazi se ç’mendim ndajnë:

Jared Leto

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Jared Leto është shfaqur më shumë se një herë me fustan dhe duket se është krenar për këtë. Në një postim në Twitter, pak vite më parë, ai shkruante:

“Burrat e vërtetë veshin funde!”

Billy Porter

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Ylli i “The Pose” shfrytëzon çdo dalje në tapetin e kuq për t’i bërë të tjerët të ndihen të guximshëm për të ndjekur shembullin e tij”.

“Qëllimi im është të jem një pjesë e artit politik sa herë që shfaqem. Për të sfiduar pritshmëritë. Çfarë është burrëria? Ç’do të thotë?

Kanye West

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Si një dizajner, nuk është për t’u habitur që Kanye vendosi të provojë diçka të re me veshjet e tij dhe zgjodhi një fund luëkure për një nga perfomancat e tij në 2014. Gjithsesi, ai mbante xhinse të zeza poshtë, por mbetet një përpjekje.

Jaden Smith

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Motivimi i Jaden për normalizimin e fundeve është tepër i qartë: Ai do që pas disa vitesh, kur një fëmijë të shkojë në shkollë me fund, mos ta rrahin e mos ta tallin për zgjedhjen e tij.

Ai thotë se po e merr përsipër tani barrën, që në të ardhmen këto gjëra këto gjëra të jenë normale për fëmijët e tij dhe brezat e ardhshëm.

Keiynan Lonsdale

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Për aktorin këto janë thjesht veshje, pa shumë nënkuptime dhe për të janë argëtuese.

Marc Jacobs

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Dizajneri i famshëm s’ka ndërmend t’i ndalojë së veshuri, që kur kuptoi sa të rehatshme janë.

“Zbulova sa mirë ndihesh kur i vesh. Të mbaj funde më bën të lumtur, prandaj kam blerë dhe disa të tjera.”

Brandon Wilson

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Brandon është një aktori i ri në Hollywood, që siç e shihni, di si ta marrë vëmendjen.

2 Chainz

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

2 Chainz ka veshur një kostum: bluzë dhe fund, në vitin 2013 gjatë BET Awards.

Jonathan Van Ness

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

Një nga yjet e shfaqjes “Queer Eye” pëlqen të eksperimentojë me pamjen e tij në tapetin e kuq dhe kjo duket nga veshjet e guximshme.

Të famshëm të tjerë si Vin Diesel, Gerard Butler, Kyle MacLachlan, Ewan McGregor, P Diddy etj, janë shfaqur gjithashtu me funde, por veshja e tyre ka patur element të veshjeve tradicionale skoceze.

Burrat që guxuan të veshin funde/fustane dhe arsyet pas zgjedhjes

 

Shpërndaje në: