Blero paralajmëron largimin nga Kosova, kjo është arsyeja
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur në një moment edhe planet e tij të së arshmes.
Ndër të tjerash, ai ka bërë të ditur se në vitin 2021 do të shpërngulet për të jetuar në Zvicër te bashkëshortja e tij, Afrona.
Modelja Afrona Dika është lindur e rritur në Zvicër, teksa lidhjen me Bleron deri më tani e kanë ruajtur përmes distancës.
“Deri në fillim të këtij viti kemi pasur plane që me ardh Afrona në Kosovë, por sigurisht që kanë ndryshuar gjërat gjatë vitit 2020 si për neve si për shumë njerëz dhe mendoj që vitit 2021 do të më gjejë mua në Zvicër. Edhe neve kemi disa plane, ku do të realizojmë disa biznese të tonat në Zvicër”, ka thënë ndër të tjerash Blero.
Përkundër që mund të jetë larg, Blero duket se nuk do të rrijë edhe shumë larg Kosovës, pasi do të jetë prezent edhe në vendlindje për të realizuar projektet muzikore.