Kate Middleton shtatzënë me binjakë?
Kate Middleton është shtatëzënë për herë të katërt, madje me binjakë. Ky është lajmi ‘bombë’ që po bënë xhiron në mediat botërore.
Lajmi është publikuar nga revista amerikane ‘Intouch’ e cila citon burime të sigurta nga Pallati Mbretëror. Sipas revistës amerikane Dukesha e Kembrixhit është tremuajshe shtatëzanë, por që tani Kate dhe princi Uilliam kanë bërë një përzgjedhje paraprake për emrat e binjakëve.
Nëse fëmijët do të jenë djem atëhere Edward, Philip ose Michael janë emrat e preferuar, ndërsa nëse binjakët do të jenë vajza do të quhen Alice dhe Rose.
Aktualisht Kate Middleton dhe princi Uilliam kanë tre fëmijë, dy djem George e Luis dhe një vajzë Charlotte.
Aktualisht nga shtëpia mbretërore e Britanisë së Madhe nuk ka as përgënjeshtrim dhe as pohim të lajmit për shtatëzaninë e Dukeshës së Kembrixhit.