Çfarë është pornografia etike

Çfarë është pornografia etike

Pornografia e zakonshme vjen me një sërë problematikash etike.

Sot, rëndom, videot pornografike shpesh i përshkruajnë situatat në mënyra degraduese apo çnjerëzore.

Ndonëse nuk ka asgjë të gabuar të kërkosh për pornografi, po bëhet sa vjen e më e vështirë të dihet se çfarë është krijuar brenda kornizave të asaj që quhet “etike” dhe çfarë jo.

Për më tepër, qasja në këto video me përmbajtje anormale është fare e thjeshtë, çka e bën edhe më problematike situatën.

Por, çfarë është “pornografia etike” ekzaktësisht?

Në thelb, është pornografia e bërë në mënyrë konsensuale, ku interpretuesit dhe krijuesit trajtohen me respekt dhe paguhen për punën e tyre.

Pornografia etike tregon gjithashtu një paraqitje apo përshkrim më realist të seksit, duke përfshirë njerëz me lloje të ndryshme të trupit, lloje të ndryshme të marrëdhënieve dhe duke u përqendruar në kënaqësinë e femrave.

Pra, a do të thotë se nëse do shohësh pornografi etike, nuk mund të shkosh në PornHub për shembull?

– Jo, saktësisht.

Nëse doni të ndiheni mirë për zgjidhje tuaja pornografike dhe nuk dini nga të filloni, shikoni këtë episod të No Shame Sex Ed, nga Bustle, me një seri videosh informuese, që ju japin mënyra reale për të përmirësuar dhe për të eksploruar përvojat tuaja seksuale.

Kjo do t’ju ndihmojë të jeni një konsumator më i mirë dhe më i vetëdijshëm i pornografisë në përgjithësi.

Shpërndaje në: