Ca detaje që po e bëjnë tualetin tuaj të mos duket dhe aq mirë!
Ju tashmë e dini se detajet bëjnë diferencën, prandaj nëse i kushtoni atyre rëndësinë e duhur, mund t’i jepni një pamje krejt ndryshe tualetit tuaj.
Ka disa gjëra që mund t’i keni në banjon e shtëpisë, të cilat po e shëmtojnë disi atë:
– Një mbajtëse sapuni jo cilësore
Nuk duket aspak i rëndësishëm, por mund të ndryshojë gjithë dukjen e lavamanit tuaj.
– Vendi ku mbahet letra higjienike
Kur letra higjienike është në vendin e saj, gjithçka duket më e rregullt dhe më e pastër.
– Një perde e dëmtuar dushi
Përpiquni të zgjidhni një material të mirë të perdes së dushit, nëse ju duhet një e tillë. Krahas materialit, zgjidhni dhe një ngjyrë që përshtatet me pjesën tjetër të tualetit.
– Rrëmujë pranë lavamanit
Kjo foto bërtet: Rrëmujë! Dhe rrëmuja, shpesh herë përkthehet në papastërti. Askush s’e do papastërtinë.
– Tharja e rrobave në tualet
Telat e vendosur në tualet mund të prishin dhe arredimin më të mirë të tij.