“Ia çova një këngë dhe tha e dua për albumin tim”, Ardiani dhe Capital-T nuk u përballën por thanë çfarë patën për të thënë

“Ia çova një këngë dhe tha e dua për albumin tim”, Ardiani dhe Capital-T nuk u përballën por thanë çfarë patën për të thënë

Ashtu siç na paralajmruan Ardiani dhe Capital-T, ata vendosën të bënin një video live në Instagram, por kjo gjë nuk ndodhi pasi që Ardiani në momentin që kishte hyrë në video live kishte pasur shumë ngarkesë dhe kjo gjë kishte shkaktuar probleme duke mos mundur kështu të hynin të dy bashkë.

Ndërkaq këta të fundit kanë hyrë veç e veç duke u sqaruar secili për veten e tij.

Ardiani kishte sqaruar se nuk është e vërtetë që ai nuk është mosmirënjohës, “pyte Xhensilën nuk është ashtu, pyte Elvanën nuk është ashtu, pyti reperët gjermanë nuk është ashtu”, Kishte thënë Ardiani.

Sipas tij, shkak i kësaj deklarate është fakti se ai i ka ofruar Capital-T një bashkëpunim para se ai të publikonte këngën “Skulpturë”, duke i dërguar të gjitha elementet e këngës, por Capital-T ka dashur ta përfshijë në albumin e tij këtë këngë.

Ndërkaq, Ardiani nuk e ka pranuar këtë pasi ishte ai që e kishte bërë ftesën, dhe në këtë moment Capital-T ka thënë se nuk do bashkëpunojë, meqenëse Ardiani nuk pranoi që kjo këngë të ishte pjesë e albumit.

Ja kam dërgu një këngë edhe më tha që e do për albumin e tij. I thashë unë në albumin tënd vij me shumë qejf nëse ti më fton me këngën tënde. Kemi pas mosmarrëveshje. Pas kësaj më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull. Kjo ishte deklarata që bëri Ardiani.

Më pas ishte vet Capital-T ai i cili nuk shtoi diçka më shumë mbi këtë deklaratë, por tha se Ardiani e kishte harruar dhe asnjëherë nuk e kishte ftuar për ta takuar as për darka e as për dreka kur ka qenë në Prishtinë.

“Kur ke ardh në Prishtinë nuk ke thënë “Ku je bre vlla, hajde të hamë një drekë, një darkë, a naj sen. Se të kam dost, ke bo një këngë me mua, një hit”. Kishte thënë reperi.

Ndërkaq edhe për këtë Ardiani kishte një përgjigje,

“Ta kam çel derën e shpisë, ke flejt te unë, ke bo gjithçka. Pse jam mosmirënjohës?”, ka përfunduar Ardiani.

Si përfundim, të dy arritën në përfundimin se gjërat do jenë njësoj dhe sapo tu jepet mundësia do ulen sërish të flasin përballë, teksa lanë të hapur edhe mundësitë për një bashkëpunim tjetër.

Shpërndaje në: