Menduan se ishte shtatëzënë, por ajo kishte diçka tjetër në bark
Në fillim shtatëzania e saj po shkonte shumë mirë dhe nëna nuk kishte asnjë problem nga i cili mund t’i vështirësonte asaj ecurinë e shtatëzanisë, por pas një kohe kur barku i saj u rrit shumë dhe po theksohej shtatzania e saj, asaj i shfaqen disa simtoma sëmundjeje, që në fillim menduan se ka të bëj me fëmijën brenda saj, por nuk doli të jetë ashtu.
Përmes ultrazërit mjekët e zbuluan të vërtetën rreth asaj që po e shqetësonte gruan, dhe e vërteta qe se gruaja nuk kishte fëmijë në mitrën e saj por një grumbull tumoresh. Javën e 11-të ata e kuptuan se çka po ndodhte brenda në trupin e gruas.
Kjo ndryshe nihet edhe si “Shtatzani molare”, apo edhe si nishan beninjë, që zhvillohet në mitër. Kjo dukuri ndodhë kur veza fekondohet mirëpo në vend të një shtatzanie normale placenta zhvillohet në masë të parregullt, dhe zhvillohen tumorët.
Shenjat e këtij grumbulli tumorësh janë: Sekrecione të kuqe vaginale gjatë tremujorit të parë, nauze dhe të vjella të rënda, presioni i legenit ose dhimbje, edhe pse rrallë.
Fatmirësisht gruaja shpëtoi edhe pse nuk solli fëmijë në jetë.