6 veshje të Lady Diana-s që do t’ju bëjnë të dukeni yll këtë sezon
Lady Diana është padyshim një nga ikonat e modës më me ndikim në të gjitha kohërat dhe jo më kot, veshjet e saj, shpeshherë të guximshme dhe të pazakonta për kohën, janë frymëzim në ditët e sotme. Disa nga kombinimet e saj do t’ju frymëzojnë për veshjen tuaj të radhës.
Një pulovër e gjerë dhe e ngrohtë sipër një fundi. Mund të miksoni materialet dhe ngjyrat pasi sidoqoftë kombinimi do të duket këndshëm. Gjysmë-çizmet janë zgjedhja e përsosur për këtë kombinim.
Veshja në të vërtetë është fustan +triko, por i preferuari ynë është versioni i mësipërm.
Këmishë e mbyllur, mundësisht me detaje si lidhëse dhe fjongo, e shoqëruar me një triko, pse jo me motive festive.
Fuqia e beretave!
Piktori holandez Piet Mondrian i ka frymëzuar për vite me radhë adhuruesit e modës për atë që njihet si color-blocking, pra bashkimi i ngjyrave të ndryshme për kombinime interesante.
Miksimi i printeve sot është trend, por Lady Diana eksperimentoi vite më parë. Një detaj i bardhë, mundësisht bluzë, barazpeshon pamjen dhe nuk e bën veshjen të duket e ngarkuar.
Mendonim se xhinset e lirshme nuk shkonin me çizme të gjata, por jo.